Komuna e Suharekës me aktivitete të shumta ka shënuar 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Krahas aktiviteteve të ndryshme të organizuara për festën e pavarësisë qytetarët e Suharekës kanë pasur rastin të shijojnë edhe tortën e 10 vjetorit të pavarësisë, të cilën e kanë prerë solemnisht kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe kryetari i Shoqatës së Bizneseve në Suharekë, Shaqir Palushi.
Torta e madhe të pavarësisë është ekspozuar në Sheshin e qytetit “Fadil Vata”, ku gjithashtu për qytetarë janë shërbyer gratis edhe ushqime të tjera.
Aktivitetet kanë vazhduar me Koncertin festiv të pavarësisë që u mbajt në ambient të hapur në Sheshin “Fadil Vata”, ku ishin tubuar numër i madh i qytetarëve.
Në këtë koncert kanë performuar emra të njohur të estradës kosovare si dhe solistë nga komuna e Suharekës.
Ndërsa në Qendrën e Rinisë “Shtëpia e Felbahut” u mbajt një orë letrare, në të cilën edhe u shpallën fituesit e konkursit letrar që u organizua me këtë rast./Telegrafi/
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...