Ministrja Qato me sipërmarrësit italianë: Rritet interesi investitoreve të huaj për Shqipërinë

21:21 | 17 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Investitorë italiane nga Lombardia, rajoni italian ndër më të zhvilluarit në Itali, kohët e fundit kanë qenë vizitorët më të shpeshtë për të vëzhguar oportunitetet që ofrojnë tregjet e Ballkanit Perëndimor, dhe veçanërisht Shqipëria.

Në kuadër të investimeve serioze të sipërmarrjeve italiane dhe të objektivave të krijimit të realiteve të prodhimit në vend, u zhvillua sot pasdite një takim midis Ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Znj. Sonila Qato, dhe një grupi biznesesh italiane që operojnë në fushën e mbrojtjes personale, kolektive dhe mjedisore.

Delokalizimi dhe transferimi i linjave prodhuese për të zhvilluar biznese të suksesshme në Shqipëri nxiti edhe iniciativën e Kompanisë ”ST Protect SpA”, përfaqësuar nga CEO, z. Alberto Sarchi, për të shprehur synimet ambicioze, për të krijuar fabrika dhe linja prodhimi në vend, duke përqëndruar në këtë mënyrë prodhimin e gamës së gjerë të produkteve të tyre (përfshirë veshje për punë, artikuj mbrojtës, dhe artikuj sigurie, etj) në Shqipëri.

Ministrja Qato gjatë takimit vlerësoi interesin e kompanive për të investuar në Shqipëri, dhe shprehu gatishmërinë e plotë për të mirëpritur investimet italiane dhe për t’i përkrahur me të gjithë informacionet, avantazhet që Qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion për krijimin e realiteteve të prodhimit në vend. “Legjislacioni i përafruar përherë e më shumë me atë të BE-së, politikat lehtësuese fiskale dhe krijimi i klimës favorizuese për të bërë biznes. Përveç të tjerash i shërbejnë sigurisë dhe mbështetjes së sipërmarrësve të huaj në Shqipëri”, u shpreh ministrja Qato.

Angazhimi i Ministres Qato në mbështetje të sipërmarrjeve të konsiliduara ashtu edhe sipërmarrjeve që sapo kanë lindur apo janë në fillesat, është në mision të politikës së qeverisë për të hapur një epoke të re në rritjen e investime të huaja në Shqipëri./Koha Jone/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme