Google ADS

Manchester United kalon në çerekfinale të FA Cup

20:38 | 17 Shkurt 2018
Arbresh.info

Manchester United ka mposhtur Huddersfield Town, me rezultat 0 me 2 duke kaluar në çerekfinale të FA Cup.

Skuadra e Jose Mourinhos u tregua shumë më e vendosur dhe zhvilloi një lojë të sigurtë, edhe pse Huddersfield kishte topin më shumë dhe raste më shumë se sa United.

Megjithatë, sulmuesi belg, Romelu Lukaku, shënoi në minutën e tretë për rezultatin 0 me 1, pas një asistimi të bukur nga Juan Mata, shkruan arbresh.info.

Në fund të pjesës së parë ‘Djajtë e Kuq’ shënuan përsëri, kësaj radhe ishte Mata, por goli i tij u anulua pas rishimit nga teknologjia ‘VAR’.

Në pjesën e dytë, United shënoi edhe një herë nëpërmjet, Lukakus, i cili përfundoi një kundërsulm vdekjeprurës. Alexis Sanchez ishte ai që asistoi.

Vlen të theksojmë se mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Florent Hadërgjonaj, zhvilloi 70 minuta. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme