Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po merr pjesë në koncertin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Mediat serbe “Novosti.rs” ka shkruar se postimi i saj në Instagram rreth pjesëmarrjes në koncertin e Pavarësisë së Kosovës ka zemëruar serbët, transmeton portali arbresh.info
“Së shpejti ose më vonë do të humbni të gjithë mbështetjen amerikane dhe pastaj do të përfundoni. Kosova është një vend i shenjtë i Serbisë”, ka shkruar një komentues.
Një tjetër ka shkruar se karriera e saj ka përfunduar për serbët dhe se për ta ajo nuk ekziston më.
Rita Ora është shprehur shumë entuziaste që të marrë pjesë në festën e madhe të Kosovës.
Ajo ka arritur sot në Prishtinë, ku më pas ka mbajtur një konferencë për shtyp.
Sonte ajo do të përformojë në Prishtinë./arbresh.info/
https://twitter.com/RitaOra/status/963863254652002304?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.novosti.rs%2Fvesti%2Fscena.147.html%3A712262-Rita-Ora-razocarala-srpsku-publiku-Ti-za-nas-vise-ne-postojis