Google ADS

Përplasje me armë zjarri në Laç, plagoset një person

20:21 | 17 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit. 

Ngjarja është regjistruar rreth orës 19:30 pranë shkollës 9-vjeçare ‘Mark Trokthi’.

Burime policore bëjnë me dije se shtetasit Gent Bushi nga Xhevahir Lika pas një konflikti të çastit, janë goditur me grushte dhe sende të forta me njëri-tjetrin. Më pas Xhevahir Lika ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar. Nga konflikti me mjete të forta ka mbetur i plagosur shtetasi Bushi.

Policia është vënë në ndjekje dhe po punon për kapjen e shtetasi Xhevahir Lika, banues në Gjorm./gsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme