Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar qytetarët 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Lladrovci në mbledhjen solemne të KK të Drenasit ka kujtuar të gjithë kontribuuesit e lirisë, shkruan Indeksonline.
Ai theksoi se deri të kjo pavarësi erdhi pas sakrificës njëqind vjecare dhe angazhimit për clirim, deri të epopeja e Jasharajve legjendar.
Lladrovci në këtë përvjetor u zotua se do të punojnë në të mirë të qytetarëve të Drenasit.
Fjalimi i tij i plotë:
Gëzuar 10 vjetori i pavarësisë së Republikës së Kosovës!
Fjalim i mbajtur para Asamblesë komunale të Drenasit, në Seancën solemne, kushtuar 10 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës:
Të nderuar asamblistë,
Familje të dëshmorëve, invalidë e veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
Zonja e zotërinj,
Sot, në këtë mbledhje solemne të Kuvendit të Komunës së Drenasit, me nderimin më të lartë, me përkushtimin më të thellë, kujtojmë të gjithë kontribuuesit e kësaj lirie, të bindur fuqishëm se rruga jonë ishte e drejtë, edhe pse e vështirë.
Deri te kjo pavarësi, erdhëm pas sakrificës njëqind vjeçare, pas një angazhimi të pashembullte për çlirim, deri te epopeja e Jasharajve legjendar.
Sot jemi mbledhur së bashku, për të shprehur respektin tonë për secilin qytetar të komunës tonë, që kontribuoi në të gjitha format për të arritur shteti ynë, në dhjetëvjetorin e vet jubilar.
Ne së bashku, jemi të zotuar që të bëjmë më të mirën e mundshme për qytetarët tanë, në pajtim me ligjet në fuqi, perspektivën e secilit qytetar, duke e bërë
Drenasin qytet të dëshirueshëm për të jetuar.
A kemi arritur këto synime në këtë përvjetor jubilar?
A kemi arritur të realizojmë pritjet e qytetarëve tanë?
Të nderuar asamblistë,
Të nderuar qytetarë,
Jo nuk kemi arritur të gjitha ato që i synojmë. Në këtë përvjetor të shtetit tonë, zotohemi për punën e pandërprerë në funksion të lirisë së secilit qytetarë për të realizuar lirinë e vet, duke mësuar, studiuar, punuar, duke shtuar begatinë e mirëqenien e vet, duke rritur sigurinë, rendin dhe qetësinë në komunën tonë.
Ne kemi shumë për të bërë.
Mos pritni se do të duhej ne të lavdërohemi vetëm me rrugët që po i ndërtojmë, për kanalizimet e realizuara, as për përmirësimin e kushteve në shkollat tona, ambulancat dhe cilësinë e punëve në komunën tonë.
Ne do të bëjmë më shumë se kaq sepse qytetarët tanë e meritojnë këtë.
Ne dimë të shtyjmë përpara agjendat zhvillimore sepse e duam këtë vend, ne nuk kemi alternativë tjetër.
Të nderuar të pranishëm,
Në këtë mbledhje solemne, shpreh respektin për secilin asamblistë, zyrtar të komunës dhe qytetar që po kontribuon në mbarëvajtjen e angazhimeve në pushtetin lokal.
Secili nga Ju meriton falënderim dhe respekt.
Andaj, pa hezitim ju them, faleminderit për bashkëpunim dhe ftoj që fuqishëm të kontribuojmë së bashku për zhvillimin e gjithmbarshëm të komunës tonë.
Le të na gjej çdo përvjetor i Pavarësisë së shtetit tonë, me vepra të reja në shërbim të qytetarit dhe cilësisë së jetës së tij, le të bëjmë më shumë dhe më shpejt, punën tonë që pret nga ne qytetari.
Shteti ndërtohet çdo ditë, çdo orë, çdo minutë. Këtë përkushtim nuk do ta ndalim, sepse kemi detyrim ligjor e moral, kemi detyrim e zotim para më të dashurve tanë që nuk janë fizikisht në mesin tonë që të bëjmë më të mirën e mundshme për qytetarët tanë që na dhanë besimin.
Lavdi e përjetshme kontribuuesve të pavarësisë tonë!
Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë tonë!
Gëzuar 10 vjetori i pavarësisë së Republikës së Kosovës!
Faleminderit!
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...