Google ADS

Bayern Munich fiton ‘derbin’ ndaj Wolfsburgut

17:51 | 17 Shkurt 2018
Arbresh.info

Bayern Munich ka vazhduar me formën e mirë në Bundesligë, duke fituar në udhëtim te Wolfsburg, me rezultat 1 me 2.

Vendasit e befasuan gjigatin bavarez duke shënuar qysh në minutën e tretë, duke shënuar me Daniel Didavi, i cili shënoi në minutën e dhjetë për 1 me 0.

Pas këtij, goli Bayerni filloi të shtoi sulmet në drejtim të skuadrës vendase dhe duke rritur presionin, megjithatë në skuadrat shkuan në pushim të pjesëve me këtë rezultat.

Bayerni e vazhdoi presionin edhe në pjesën e dytë, duke e fituar një penallti në minutën e 55, të cilën Arjen Robben, dështoi ta konvertonte në gol.

Ishte minuta e 64, kur sulmuesi Sandro Wagner, shënoi për ta barazuar rezultatin 1 me 1.

Kampionët në fuqi pas golit të barazimit, shtuan edhe më shumë presionin për të arritur golin e fitores, të cilën e arritën në minutat shtesë nëpërmjet, sulmuesit polak, Robert Leëandowski.

Me këtë fitore Bayerni vazhdon të mbetet në pozitën e parë me 59 pikë apo 21 më shumë se vendi i dytë, ndërsa Wolfsburg zë vendin e 13-të me 24 pikë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme