Mesfushori belg, Marouane Fellaini, është duke kaluar muajt e fundit si futbollist i Manchester United.
Ish anëtarit të Evertonit i skadon kontrata në fund të këtij sezoni me gjigantin anglez.
‘Djajtë e kuq’ i kanë ofruar kontratë të re të Fellainit, por mesfushori nuk ka pranuar që të rinovojë kontratën.
Tashmë, e ardhmja e tij duket të jetë në Turqi, te skuadra e Galatasaray.
Sipas mediave turke ai dhe Galatasaray kanë arritur marrëveshje personale me lojtarin.
30-vjeçari pritet të fitojë një pagë vjetore rreth shtatë milionë euro tek skuadra turke.
Fellaini iu bashkua Manchesterit në verën e vitit 2013 nga skuadra tjetër angleze Everton për 33 milionë euro. /arbresh.info/
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...