Propozimet e paraqitura deri tani nga Facebook dhe Twitter për KE-në janë ende të pamjaftueshme.
Pikat e rëndësishme të kërkuara nga unioni këto kompani i kanë marrë parasysh vetëm pjesërisht, ku theksohen procedurat për bllokimin e përmbajtjeve dhe të llogarive të përdoruesve ku ndeshen problemet më të mëdha.
Komisionerja për Drejtësinë e BE, Vera Jourova deklaroi se propozimet e paraqitura deri tani nga këto kompani janë të pamjaftueshme. “Mbrojtja e konsumatorëve në BE duhet respektuar,” tha Jourova. “Nëse sipërmarrjet nuk i përmbahen kësaj, ato duhet të mbulohen me gjoba”.
Këtyre kompanive u ishte kërkuar që në nëntor 2016 që ta përshtasin mbrojtjen e tyre për konsumatorët me rregullat e BE. Sipas vlerësimit të Komisionit, Twitteri vazhdon t’i ndryshojë kushtet e përgjithshme tregtare pa i informuar për to përdoruesit.
Përdoruesit e Twitterit dhe të Facebookut veç kësaj nuk informohen në kohën e duhur dhe jo mjaftueshëm për fshirjet që i kërcënojnë të përmbajtjeve të dyshuara si ilegale, kritikoi Komisioni.
Edhe për mundësinë që të paraqitet ankesë kundër fshirjeve që priten ose që kanë ndodhur nuk jepet informacion i mjaftueshëm. Një zëdhënëse e Facebookut deklaroi në lidhje me kritikat se këtë vit janë parashikuar ndryshime. Këtu bën pjesë p.sh. mundësia për t’i informuar përdoruesit më mirë për fshirjen e përmbajtjeve.
Jourova tha më tej se rrjetet sociale i përdorin si platforma publicitare dhe tregtare dhe ato duhet t’u përmbahen nga ky shkak rregullave të mbrojtjes së konsumatorëve./TCH/
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti