Google ADS

Jovanoviq: Ua thoni të vërtetën serbëve, Kosovën e kemi humbur

15:16 | 17 Shkurt 2018
Arbresh.info

Lideri i Partisë Demokratike Liberale të Serbisë, Cedomir Jovanoviq, ka thënë se serbët duhet ta kuptojnë që “Kosova është humbur përgjithmonë”.

“Kjo është e vërteta e hidhur, tragjike, por që e kemi borxh të ua themi të vërtetën serbëve”, ka thënë ai, shkruan B92, përcjell Klan Kosova.

“Asnjëherë, as sot, ne nuk do të dorëzohemi në faktin se lidhjet e Kosovës dhe Serbisë nuk janë vetë të mundura por janë të pashmangshme”.

Ai ka shtuar se e ardhmja e Serbisë nuk do të preket nga imazhi i së kaluarës./Klan Koosva/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme