Arsyeja pse LDK kërkoi shtyrjen e seancës, demarkacioni të martën në Kuvend

12:00 | 17 Shkurt 2018
Arbresh.info

Pas përfundimit të mbledhjes solemne të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj, la të kuptojmë se nëser nuk do të ketë seancë për demarkacionin.

Burime të lajmi.net brenda Kuvendit të Kosovës bëjnë të ditur se shtyrja e seancës për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi është bërë me kërkesë të LDK-së pasi që kjo parti nuk i ka të gjithë deputetët prezentë për të dielën.

Një kërkesë për shtyrje të mbajtjes së seancës e ka pasur dje edhe shefi i GP të LDK-së Avdullah Hoti në mbledhjen e Kryesisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme