Qeveria aprovon aneks-marrëveshjen për demarkacion

11:26 | 17 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kryeministri i vendit,Ramush Haradinaj, ka uruar 10 vjetorin e pavarësisë, me një minutë heshtje për të rënët për liri dhe pavarësi.

Në këtë mbledhje Qeveria ka miratuar Aneks-marrëveshjen për demarkacionin.

Haradinaj ka thënë se me këtë marrëveshje si aneks i marrëveshjes së mëhershme janë krijuar mundësitë që e drejta e Kosovës në territor të respektohet në tërësi.

“Si aneks i marrëveshjes së më hershme janë krijuar mundësitë se e drejta e Kosovës në territor të respektohet në tërësi, parlamenti i Kosovës duhet të jetë unik dhe të votojë marrëveshjen me Malin e Zi”, ka thënë Haradinaj.

“Që kuvendi të jetë unik dhe të votojë këtë marrëveshje. Rishikimi të jetë substancial dhe të respektohen të gjeturat e trupave punues në këtë aspekt. Komisioni i ri shtetëror i Kosovës dhe komisioni i Malit të Zi përbën grupin punues të të dyja vendeve për këtë marrëveshje”, ka deklaruar Haradinaj./arbresh.info/

 

Të ngjashme