Mundësitë për bashkëpunim ekonomik në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë do të analizohen sot në një takim në Shkup, ku mes biznismenëve dhe kryetarëve të Odave Ekonomike, e paralajmëruar është se do të jenë prezent edhe kryetari i shtetit bullgar Rumen Radev dhe ai i Maqedonisë, Gjorge Ivanov.
Çështja kryesore e takimit do të jetë që sa më shpejtë të krijohet mundësia për zgjidhjen e pikave kyçe, nga të cilat varet tema e bashkëpunimit, para se gjithash transporti dhe energjia infrastrukturale si dhe zgjidhjen e formaliteteve të pikave kufitare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zgjidhja e këtyre pikave kyçe do të kontribuoj në përshpejtimin e operacioneve totale të transportit, në mes dy shteteve. Statistikat zyrtare tregojnë se shkëmbimi total i tregtisë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë në vitin 2001ka qenë 665 milion dollarë, e cila tregon rritje prej 19,13 për qind në krahasim me vitin 2016. Eksporti prej 333 milion dollarë ka rritje prej 35,1 për qind, ndërsa transporti prej 332.1 milion dollarë, që do të thotë se në krahasim me vitin 2016 ka rritje prej 6,54 për qind.
Nga viti 2010 deri në vitin 2017, marrëdhëniet tregtare në mes dy shteteve, kanë sjellë deficit të vazhdueshëm tregtar i cili më i lartë ka qenë ai i vitit 2011 dhe 2012.
Ndërsa vitin e kaluar,ndërsa vitin e kaluar Maqedonia hasi në suficiti, me një lartësi prej 0,83 milion dollarë, e cila u paraqit për herë të parë pas shtatë viteve./Telegrafi/
Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mi...
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...