Google ADS

Bamir Topi kujton 17 shkurtin 2008: Lagjen time e stolisa vet me flamuj kombëtarë

10:17 | 17 Shkurt 2018
Arbresh.info

Bamir Topi – President i Shqipërisë, në kohën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duke folur në emisionin e sotëm ‘Alo Mirëmëngjesi’ të Radio Dukagjinit, ka shkëputur çaste dhe emocione nga rrjedha e orëve të shpalljes së pavarësisë. Duke sjellur këto shkëputje, ish-presidenti Topi ka thënë se 17 Shkurti 2008 ishte ora e pritur një shekull.

“Ajo ditë për mua mbetet ditë e paharruar sa të kem frymë. Unë dhe familja ime sikur  i gjithë populli mezi e kishim pritur atë moment. Moment që nuk erdhi fare kollaj. Rruga e shtëpisë time ishte dekoruar personalisht nga unë. Kam dalur me kujdes dhe e kam dekoruar me flamujë kombëtar. Ai është moment që e risolli Shqipërinë dhe shqiptarët aty ku duhet.”-kujton Bamir Topi.

Ish-presidenti Topi çmon rolin amerikan në procesin e pavarësisë së Kosovës sikur në të gjitha proceset shqiptare në Ballkan.

“Në të gjitha takimet diplomatike, bilateral multilateral, gjithmonë Kosova. Ishte fat i  jashtëzakonshëm që partneri ynë më i fuqishëm ishin SHBA-të. Kjo më hapte rrugët mua si president.”-shton më tej Topi.

Në këtë bashkëbisedë Bamir Topi ka ndarë mesazh vëllazëror për lidershipin institucional të Kosovës, duke çmuar lartë punën dhe angazhimin e tyre.

“Lidershipit institucional të Kosovës, kam një parim që të mos jap këshilla pë rata që janë të aftë ta përmbushin detyrën. Si qytetarë, si mik, si vëlla, do doja që ata mrekullinë e cila ndodhi 10 vjet më parë, ta kthejnë në energji për integrime. Ti çojnë përpara projektet që i kanë në dorë vet.”-thotë Bamir Topi – ish-president i Republikës së Shqipërisë. /Telegrafi/

Të ngjashme