Google ADS

Ylli ndërkombëtar sot kthehet në vendlindje

09:49 | 17 Shkurt 2018
Arbresh.info

Rita Sahatçiu apo e njohur në publik si Rita Ora ka lindur me 26 nëntor të vitit 1990.

Këngëtarja me famë botërore ka lindur në Prishtinë nga dy prindër shqiptarë, nëna e saj Vera është psikiatre, ndërsa babi i saj Besnik Sahatçiu është ekonomist.

Familja e saj lëshoi Kosovën kur filloi të shpërbëhet Jugosllavia për tu zhvendosur në Londër në vitin 1991. Ajo ka ndërruar mbiemrin në mënyrë që të shqiptohet më lehtë.

Rita ka filluar të këndojë në moshë të re.

Ora filloi të performonte në sesionet e hapura të muzikës në Londër dhe herë pas here, në barin e atit të saj.

Në vitin 2008, ajo mori pjesë edhe në Eurovizion por më vonë u tërhoq nga konkurrenca pasi ajo “nuk u ndje gati” dhe mendoi që “ajo sfidë nuk ishte për të.

Suksesi i saj u rrit në shkurt të vitit 2012, kur ajo u paraqit në “Fresh Right Now” të DJ Fresh, e cila u radhit e para në Britani të Madhe. Këngëtarja me prejardhje kosovare në bagazhin e saj muzikor ka disa hite si: “I Will Never Let You Down”, “Black Widow “, “Your Song”, “For You”, “Lonely Together”, “Body on Me”, “Poison”, “Shine Ya Light”, “Grateful” , “Anywhere”,etj, shkruan arbresh.info.

E përpos muzikës, Rita gjatë karrierës së saj ka provuar të jetë edhe modele aktore dhe fytyrë e shumë kompanive të mëdha botërore si Adidas, Tezenis, Rimmel, Coca-Colas dhe Samsung Galaxy.

Rita Ora- Adidas

Ora po ashtu ishte edhe pjesë e jurisë së “The Voice UK” dhe gjyqtare në “The X Factor”.

Rita Ora në jurinë e ‘The X Factor’

Rita gjatë karrierës së saj shumë vjeçare ka bashkëpunuar me emra të njohur botëror si: Iggy Azalea, Chris Brown, Liam Payne, etj.

Rita Ora dhe Chris Brown

Rita karrierën e saj e filloi me kompaninë ‘Rock Nation’ me të cilën ndërpreu edhe kontratë, kompani kjo që e paditi javë më vonë, por ata arritën marrëveshje në vitin 2016.

Rita Ora dhe Jay Z

Roli i saj i parë televiziv ishte në një episod në ‘The Brief’, në filmin britanik ‘Spivs’ ajo luajti rolin e një emigrante shqiptare duke folur në gjuhën shqipe në film. Po ashtu ajo ishte pjesë e filmit ‘Fast Furious’, ‘Fifty Shades of grey’.

Rita Ora në “Fifty Shades of Grey”

Rita Ora në vitin 2015 është emëruar edhe ambasadore nderi për Republikën e Kosovës nga ish- presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.

Rita Ora dhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Ndërsa për festën e dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Rita do të mbajë koncert madhështor në sheshin e Prishtinës, ku ajo ka pranuar të performojë pa para.

Rita Ora

E pjesëmarrjen e saj në këtë koncert e ka konfirmuar vetë Rita duke shkruar një status në gjuhën shqipe, madje ajo ka treguar se ka dizajnuar edhe bluza për nder të kësaj feste, bluza këto që mund të blihen online vetëm për 50 euro.

Bluza e dizajnuar nga Rita Ora

 

“Pershendetje te gjitheve! Jam shume e lumtur qe do te jem me ju ne 10 vjetorin e Pavaresise se Kosoves ne Prishtine. Kjo eshte nje bluze te cilen e kam dizejnuar per kete rast dhe shpresoj te mbetet nje kujtim i mire per te gjith ne. Ju dua, Rita”, ka shkruar ajo.

Madje Rita ka ftuar të gjithë të dalin në sheshet e Prishtinës për koncertin që do të mbaj ajo sot për Pavarësi.

“Vendlindja ime KOSOVO! Unë po kthehem në shtëpi !!! Këtu është mesazhi im për ju! Nuk mund të pres që të vij dhe të bëj një koncert falas për të gjithë ju në Prishtinë në sheshin e nënës Terezë! E drejta në zemër të qytetit !! Për të festuar përvjetorin tonë të 10-të të Pavarësisë! Jam kaq krenar që kam lindur në Prishtinë dhe kam mundësi të vij dhe të jem si ambasador dhe mike! Le ta bejme kete!! Shihemi të gjithë të shtunën!”, ka shkruar Ora mbi videon./Arbresh.info

https://www.instagram.com/p/BfOy6igndql/?taken-by=ritaora

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme