Parashikimi i motit për fundjavë

07:54 | 17 Shkurt 2018
Arbresh.info

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në vikend do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara,shkruan arbresh.info.

Sipas këtij instituti të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell. Në mëngjes vende-vende do të ketë kushte për mjegull të radiacionit e cila do të jetë afatshkurtër, të dielën mot kryesisht i vranët, ku pasdite vranësirat do të krijojnë kushte për reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius.

Ndërsa maksimalet e ditës parashihet të  lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme