Më shumë se 80 fëmijë të vdekur nga gripi në SHBA

00:30 | 17 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Autoritetet federalë të SHBA-ve kanë raportuar se edhe 22 fëmijë të tjerë kanë humbur jetën për shkak të epidemisë së gripit që ka goditur vendin.

Shifra e fëmijëve që humbën jetën si pasojë e gripit më të keq në dekadë ka shkuar në 84, transmeton portali arbresh.info

Shumica e fëmijëve që kanë vdekur nga gripi këtë sezon nuk janë vaksinuar. Epidemia ka prekur 48 shtete.

Autoritetet kanë theksuar se sezoni i gripit nuk ka përfunduar, prandaj kërkojnë nga prindërit që të bëjnë kujdesin maksimal.

Numri i vdekjeve të fëmijëve të këtij viti gati përputhet me atë në të njëjtën pikë në vitin 2015, ku humbën jetën rreth 148 fëmijë.

Në janar të këtij viti, zyrtarët federalë të shëndetësisë kanë pranuar se sezona e gripit gjatë këtij viti është më i rëndë se viteve tjera./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme