Rita Ora merr një lajm të mirë para ardhjes në Kosovë, barazon një rekord në muzikë

23:47 | 16 Shkurt 2018
Arbresh.info

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Këtë e vërteton edhe suksesi i arritur orë më parë, të cilën e ka bërë të ditur vet këngëtarja shqiptare.

Bukuroshja jonë ka pohuar se ka barazuar rekordin e këngëve që kanë qëndruar më së shumti në Top-10, të cilën gjë e kanë arritur më parë edhe disa këngëtare britanike.

Rekordi ishte mbajtur më parë nga dy këngëtare me prejardhje nga Britania e Madhe, ka pohuar Rita, duke thënë se “Historia është shkruar!! Faleminderit

Official Chartpër këtë artikull. Po ndihem shumë mirë se kam kaq fansa të mrekullueshëm”.

Në fakt, së bashku me Shirley Bassey dhe Petula Clark, Rita për 12 javë rresht ka qëndruar në Top-10 e Official Chart-it.

Kujtojmë se këngëtarja shqiptare ka paralajmëruar ardhjen në Kosovë gjatë ditës së nesërme, ku do të mbajë edhe një koncert në Prishtinë, në saje të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore të cilat do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BfRYzdlnzaT/?taken-by=ritaora

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme