Google ADS

Shkatërrohet streha e prostitucionit në Gjirokastër

23:26 | 16 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Këtë mbrëmje në Gjirokastër është goditur një rrjet i rrezikshëm prostitucioni.

Gjithcka ndodhi në lagjen “18 shtatori” të qytetit të gurtë, ndërkohë që mësohet se një lokal shumë pranë gjimnazit “Siri Shapllo”, prej kohësh ishte kthyer në një cerdhe prostitucioni.

Në pranga ka përfunduar pronarja e lokalit me iniciale V.L, e cila bënte edhe rolin e tutores.

Po ashtu u arrestua edhe kamerierja e lokalit me iniciale M.B 34 vjeçe.

Sipas informacioneve të para shuma e paguar për vajzat që ushtronin prostitucion shkonte në 3 mijë lekë të reja./lajmi i fundit/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme