Chelsea në çerekfinale të FA Cup, mposhtë Hull City-n

23:17 | 16 Shkurt 2018
Arbresh.info

Chelsea e ka shkatërruar Hull Cityn në “Stamford Bridge”, duke e mposhtur 4-0, për t’u kualifikuar në çerekfinale të FA Cup.

“Bluve të Londrës” i kanë mjaftuar katër gola në pjesën e parë për të shënuar fitore të madhe kundër Hull City dhe për t’u kualifikuar në çerekfinale të FA Cup.

Në këtë ndeshje shkëlqeu braziliani, Willian, me dy gola në minutat 2’ dhe 32’ – duke i treguar Antonio Contes se është gati për një vend në formacion për ndeshjen e mesjavës me Barcelonën në Ligën e Kampionëve.

Dy golat tjerë u realizuan gjithashtu në pjesën e parë, Pedro Rodriguez 27’ dhe i transferuari nga Arsenali, Oliver Giroud, në minutën e 42’, goli i parë për francezin me fanellën e “Bluve të Londrës”. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme