Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se demarkacioni ishte problematikë e shpikur e politikës kosovare. Për këtë ka reaguar kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj përmes një statusi në facebook ku kishte shkruar se Rama e ka më mirë të merret me shpikjet në Shqipëri se atje i ka të bollshme.
Nga këto deklarime u mendua se të dy kryeministrat u përplasën me fjalë mirëpo e gjitha doli të jetë një “përplasje gotash”.
Këtë e bëri të ditur përmes një fotoje të postuar nga Edi Rama në Facebook, ku bashkë me Haradinajn shihen të buzëqeshur duke cakërruar gotat me shampanjë.
Fotoja është realizuar në shtëpinë e kryeministrit Haradinaj – siç njofton vet Rama në përshkrimin e fotos.
“Përplasje gotash në shtëpinë e Haradinajve”, shkruhet mbi foto./Arbresh.info
Anulohen procedurat gjyqësore në rastin kundër Trumpit për z...
Osmani takon kryetaren e Parlamentit Evropian, diskutojnë pë...
Rusia sulmon me dron shtëpinë e ambasadorit të Estonisë në K...
Të shtëna me armë zjarri në Hajvali, plagoset një person
Termokosi shpërndan faturat këtë fundjavë
Jehona e ndarjes nga Muri i Berlinit, ndjehet edhe sot në je...