Fotografia e Luis Suarez bëhet “mollë” sherri te skuadra holandeze

22:28 | 16 Shkurt 2018
Arbresh.info

Një fotografi e Luis Suarez e vendosur në afërsi të stadiumit të skuadrës PSV Eindoven është bërë mollë sherri. Tifozët e kësaj skuadre kanë alarmuar duke paralajmëruar protesta në rast se Suarez nuk hiqet nga kjo fotografi.

Fotoja ishte pjesë e kampanjës reklamuese të Adidas, ndërsa bashkë me të në foto janë edhe Messi e Pogba.

Arsyeja se pse tifozët e PSV-së kanë ndërmarrë këtë veprim është e kaluar e sulmuesit uruguajan pasi që më parë ai ishte pjesë e rivalit të përjetshëm, Ajaxit./Indeksonline/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme