Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar menjëherë pas deklaratave të bëra nga Edi Rama, në lidhje më atë se demarkacioni ishte debat i shpikur nga politika e brendshme e Kosovës.
Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se Edi Rama nuk ka çfarë të flasë për shpikjet politike në Kosovë.
“Le të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë se i dalin boll”, ka shkruar Haradinaj.
Ndër të tjera Haradinaj ka uruar edhe për dhjetë vjetorin e Pavarësisë.
“Urime pavarësia e Kosovës të gjithë shqiptarëve. Edi Rama nuk ka çfarë të flasë për shpikjet politike në Kosovë! Le të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë se i dalin boll”, ka shkruar ai.
Ndryshe, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë në emisionin “Zona e Pavarësisë” në “Klan Kosova”, se problematika rreth demarkacionit u shpik nga politika e brendshme e Kosovës.
Sipas Ramës, kjo ka rrezikuar seriozisht reputacionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...