Deklarohet kryeministri Markoviq për marrëveshjen Thaçi-Vujanoviq

21:08 | 16 Shkurt 2018
Arbresh.info

Për ankes-marrëveshjen është deklaruar edhe kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq. Ai ka thënë se tregoi lidership e mençuri për ujdinë e re.

Gjatë një mbledhje të qeverisë së Malit të Zi kryeministri Dushko Markoviq tha se ai dhe shteti i tij ishin të interesuar gjatë bisedave me nikoqirët që të mos shohin vetëm interesin e Podgoricës por edhe të Prishtinës zyrtare.

Prandaj erdhi deri te marrëveshja Vujanoviq-Thaçi që u bë publike nga ky i fundit dhe e cila sipas shefit të qeverisë malazeze parasheh rinegocim të demarkacionit.

‘Në interes enkas të Komisionit Europian ne kemi biseduar me autoritetet në Kosovë dhe iu kemi treguar se në këtë çështje kemi përgjegjësi. Mali i Zi e ka ratifikuar ujdinë dhe ajo mbetet në fuqi. Me këtë deklaratë tregojmë gatishmërinë se në kuadër të detyrimeve që janë dhënë në marrëveshjen për përcaktimin e kufirit ne së bashku me dëshmitë gjeografike, ekonomike e të tjera do t’i shohim kërkesat e njërës apo tjetrës palë në terren”, tha Markoviq.

Ai theksoi se qeveria e tij pret që Kuvendi i Kosovës ta ratifikojë ujdinë e gushtit të vitit 2015.

“Në këtë mënyrë Mali i Zi tregon përgjegjësi dhe mençuri që të zgjidhen problemet dhe jo t’i shtoj ato. Besoj se kështu do të dëshmojmë se jemi në hap me principet që kërkon Bashkimi Europian. Neve në Ballkan na duhet dialog’, theksoi ai.

Shefi i qeverisë malazeze po ashtu shtoi se është i kënaqur që Mali i Zi dhe Kosova nga e premtja e 16 shkurtit kanë një çështje më pak të hapur në raportet mes vete të cilave ua dha epitetin e lidhjeve të forta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme