Google ADS

Juventusi pas Fabinhos, ai ka kërkuar largimin nga Monaco

20:19 | 16 Shkurt 2018
Arbresh.info

Juventusi është duke punuar që ta sjell nga Monaco mesfushorin Fabinho.

Mesfushori 24- vjeçar në kohën e fundit ka që i lidhur me një kalim edhe te Manchester United, por Juve mbetet në krye të garës.

“Koha ime me Monacon ka qenë e mirë, por mendoj se tashmë duhet t’i jap fund”.

“Erdha si i panjohur, bëra emër në këtë klub, fitova gjëra, por më duhet një eksperiencë e re”, ka thënë Fabinho për Lancenet.

Mesfushori është shumë i fortë dhe i gjithanshëm dhe luan në mesfushë, por edhe në të djathtë kur është e nevojshme.

Sipas Mundo Deportivo, Juventusi e sheh Fabinhon si trashëgimtarin ideal të Sami Khedira.

Te transferimi Juve shpreson në marrëdhëniet e tyre të ngushta me agjentin e lojtarit, Jorge Mendes, i cili mund të ndihmojnë në negociata.

Juve tashmë duket se e ka mbyllur marrëveshjen me Emre Canin si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Liverpoolin skadon në qershor. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme