Seanca për ratifikimin e demarkacionit do të mbahet të dielën

19:13 | 16 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi të mbahet të dielën.

Seanca për ratifikimin e demarkacionit do të mbahet në orën 18:00. Vendimi është marrë nga kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli.

Edhe pse më herët u raportua se seanca do të mbahet të dielën në orën 10:00, por tani u vendos që kjo seancë të mbahet të dielën duke filluar nga ora 18:00.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vendosur që seanca e jashtëzakonshme për demarkacionin do të mbahet me 18 shkurt.

“Ndonëse kjo mbledhje nuk kishte kuorum Kadri Veseli unanimisht vendosi që seanca për demarkacionin të mbahet në ora 18:00 më datën 18 të këtij muaji”, ka thënë Haxhiu. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme