Google ADS

Çfarë po ndodh me euron në Shqipëri?! Eksperti tregon shkaqet e rënies drastike të valutës

18:38 | 16 Shkurt 2018
Arbresh.info

Euro kap nivelet më të ulëta historike. Në dekadën e fundit, muaji shkurt ka regjistruar ekuilibrin më të ulët të raportit euro/lek, duke u këmbyer me 132 lekë.

Ekspertët pranojnë efektin psikologjik të masave që ka marrë Banka e Shqipërisë për deurizimin e ekonomisë. Zef Preçi thotë se ky është një nga faktorët, por më tepër e sheh atë si një efekt sezonal.

Për të dobësimi i euros duhet të shihet në kontekstin makroekonomik, siç janë tregtia me jashtë dhe lëvizja e kapitalit në monedhë të huaj.

Nivelet më të larta të euros arritën në vitin 2015-ë, ku vlera mesatare e saj ishte 141 lekë, që prej asaj kohe monedha është zhvlerësuar më afro 10%. Efektet e kësaj rënie Banka Qendrore ka nisur t’i minimizojë duke mbrojtur depozituesit dhe kredimarrësit, përmes planit të deurizimit./Klan

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme