Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i njohur si Kamishi i ka reaguar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili sot doli kundër marrëveshjes së re të demarkacionit me Malin e Zi.
Postimi i plotë i Bekim Haxhiut:
Albin mjaft, të doli boja!
Marrëveshjes së Demarkacionit ju gëzuan të gjithë, veç ti Albin jo!
Mjaft Albin se të gjithë e kanë kuptuar se kauza jote e vetme është pushteti, ti për pak pushtet, pikë e pesë i ke bë shokët e t’u të “shkretë”.
Albin, po ta rikujtoj se Ju bashkë me LDK-në, na keni lënë pa ushtrinë e Kosovës. Minoritetet ishin te gatshme të votonin ndryshimet kushtetuese për ushtrinë, në këmbim të pesë vendeve të rezervuara për një mandat.
Ju nuk pranuat të votonit për ushtrinë e Kosovës, vetëm pse Hashim Thaçi e kishte premtuar atë.
Tani kaluan dy mandate dhe ushtrinë nuk po mundemi ta votojmë, për shkak të rezistencës së minoriteteve. Albin, a je i vetëdijëshëm çfarë dëmi ke shkaktu?!
Albin, tani kur të gjithë qytetarët i gëzohen marrëveshjes së Demarkacionit dhe daljes nga izolimi, ti e kundërshton atë vetëm pse këtë marrëveshje e nënshkroi Hashim Thaçi.
Ti synon që përmes izolimit dhe varfërimit të qytetarëve të arrish pak pushtet për vete, sepse lëvizjen e lirë personale e ke të siguruar nga këtu deri në Norvegji!
Angazhimin, qëllimin dhe hilen tuaj në politikë e kam demaskuar shumë vite më parë, por tani e kanë kuptuar edhe bashkëpartiakët tuaj dhe po të braktisin vazhdimisht.
Prandaj, qytetarët e Kosovës e kanë të qartë se kjo marrëveshje i hap përspektivë Kosovës dhe thyen izolimin shumëvjeçar, izolim i ndodhur me fajin e “kauzave” të rrejshme të ndërtuara nga ju z.Albin!!!
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...