Google ADS

Prindërit e Rita Orës kanë arritur në Kosovë

17:16 | 16 Shkurt 2018
Arbresh.info

10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës do të jetë fest historike e kjo për shumë arsye, një ndër to është  edhe koncertin festiv në të cilin do të performoi këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Përgatitjet për këtë kanë nisur dhe pritet vetëm ardhja e Ritës e cila mbërrinë sonte, shkruan arbresh.info.

E prindërit e Ritës kanë ardhur më herët në kryeqytet, ata ishin mbrëmë të pranishëm në koncertin me rastin e 50 vjetorit të karrierës të Sabri Fejzullahut.

Ata janë fotografuar edhe me bilbilin e këngës shqipe Nexhmije Pagarusha e Sabri Fejzullahun.

Ndërsa koncerti madhështor i Ritës pritet të mbahet të shtunën nga ora 22:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”/Arbresh.info//

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme