Në Peshkopi u promovua një projekt i bashkëpunimit ndërkufitar Maqedoni-Shqipëri, në sferën e bujqësisë dhe blegtorisë.
Në promovim morën pjesë përfaqësues të vetëqeverisjes lokale të komunave Dibër dhe Peshkopi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Projekti “Standardet bujqësore dhe certifikimet, krijimi i kapaciteteve dhe finacimi i Strategjisë dhe Marketingut për mbështetje të zhvillimit ekonomik dhe tregtisë” u prezantua nga Magdalena Sharllamanov, menaxhuese programesh pranë delegacionit të BE-së në Shkup.
Projekti do të zgjatë dy vite dhe financohet nga Programi i BE-së për bashkëpunim ndërkufitar, ndërsa do të ndahen 320 mijë euro, përmes së cilave do të financohet organizimi i trajnimeve, do të jepen certifikata, si edhe do të sigurohet ndihmë profesionale për fermerët për përgatitje projektesh.
Rama ndan fotografi nga pjesëmarrja në Komunitetin Politik E...
Kurti takon mërgatën në Oslo
Perez dhe Ancelotti kanë identifikuar lojtarin ‘problematik’...
Trump zgjedh këshilltaren e tij Susie Wiles si shefen e ardh...
Moti në Shqipëri do të jetë me kthjellime dhe vranësira të p...
AAK prezanton sot kandidatët për deputet nga Rahoveci