Google ADS

Avokati i Popullit: Organet përgjegjëse dështuan në rastin e keqtrajtimit të të miturës

16:44 | 16 Shkurt 2018
Arbresh.info

Avokati i Popullit konsideron se në rastin e 13 vjeçares, që ka qenë viktimë e keqpërdorimit seksual, organet përgjegjëse kanë dështuar.

Nga zyra e Avokatit të Popullit bëjnë të ditur se janë takuar me organet përgjegjëse të shtëpive “25 maji” dhe “Ranka Millanoviq”, kanë kontrolluar dokumentacionin, si edhe kanë folur edhe me të miturën në fjalë.

Sipas tyre, në mënyrë të pakontestuar kanë ardhur në përfundim se bëhet fjalë për fëmijë në rrezik, prindërve të saj u është marrë përkujdesi prindëror, dhe se është nën kujdestari të Qendrës ndërkomunale për çështje sociale të Bashkisë së Shkupit.

Avokati i Popullit u bën thirrje MPB-së dhe Prokurorisë Themelore Publike që të ndërmarrin të gjitha masat ligjore për të gjetur dhe dënuar keqtrajtuesit e të miturës./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme