Drejtori Ekzekutiv i Institutit KLGI, Besnik Tahiri, duke iu referuar arritjes së marrëveshjes se Kosovës me Malin e Zi, ka thënë se është radha e BE-së që qytetarët duhet nxjerrë nga izolimi.
Tahiri ka thënë se pro cesin e integrimit evropian duhet të shohim si shteg të daljes së vendit nga izolimit, ku në këtë kuadër, duhet të përgatitemi për një rrugë të gjatë dhe të mundshme e cila varet nga angazhimi ynë deri sa të anëtarësohet Kosova në BE.
Lexoni të plotë statusin e tij në facebook:
Radha e BE-së, qytetarët duhet nxjerrë nga izolimi
U pa qartë se procesi i përmbushjes së obligimeve karshi liberalizimit kërkon më shumë veprime dhe të arritura konkrete, me më pak retorikë. Një qasje serioze e komunikimit dhe fqinjësisë së mirë mund ti tejkalojë divergjencat sado të thella qofshin ato.
Ndryshe, qytetarët e Kosovës, sikurse bashkëqytetarët e vendeve tjera, do ta meritonin ‘qysh sot’ vendimin për liberalizim të vizave. Në të kundërtën, vonesat përpos se janë tregues i një qasje burokratike, mund të rezultojnë në humbje të energjive. Kosovarët duhet falënderuar që vazhdojnë të mbesin euro-entuziast, sepse qytetarët e vendeve tjera që kanë përshkuar këtë rrugëtim do të ishin lodhur kaherë.
Liberalizimi i vizave do të duhej arritur më parë. Kjo duke qenë se Kosova kishte bërë një progres të theksuar në drejtim të administrimit të këtij procesi dhe të përmbushjes së kritereve të caktuara. Por edhe vetë Kosova do duhet të lëvizte më shpejt në përmbushjen e kritereve. Në rast se do të humbej ende kohë, kriteret e integrimit po ashpërsohen dita ditës, dhe këtu askush përpos nesh nuk është ‘fajtor’. Fundja ‘blloku’ ka logjikën dhe problemet e veta.
Procesin e integrimit evropian duhet ta shohim si shteg të daljes së Kosovës nga izolimi, si mundësi për zhvillim konsistent dhe mbështetje për Kosovën, si model demokratik të cilës duhet t’i referohemi, dhe si një kulturë dhe mentalitet ku vendet investojnë dhe kontribuojnë për një civilizim i cili nuk ndalet në problemet dhe sfidat, por sheh mundësitë dhe zgjidhjet.
Ne këtë kuadër, ne duhet të përgatitemi për një rrugë të gjatë dhe të mundimshme, por që njëkohësisht varet nga angazhimi ynë, që të shkurtojmë rrugën dhe kohën deri në anëtarësimin e plotë të Kosovës në Bashkimin Evropian.
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga