Ministrja Hoxha mirëpret arritjen e marrëveshjes për demarkacionin

13:53 | 16 Shkurt 2018
Arbresh.info

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka mirëpritur nënshkrimin e marrëveshjes mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Lidhur me këtë Marrëveshje, Ministrja Hoxha ka theksuar se “që nga marrja e këtij mandati, e kam theksuar se lëvizja e lirë e qytetarëve duhet të jetë prioritet i yni”.

Ministrja Hoxha mirëpret këtë marrëveshje, duke theksuar se kjo padyshim i hap rrugë ratifikimit të demarkacionit dhe liberalizimit të vizave.

“Mirëpres marrëveshjen mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, që padyshim i hap rrugë ratifikimit të demarkacionit dhe liberalizimit të vizave”, ka theksuar Ministrja Hoxha.

“Deri më tani, Kosova ka bërë një rrugë të gjatë në plotësimin e kushteve për liberalizim dhe jemi tani para përmbushjes së kushtit të fundit. Falënderoj të gjitha institucionet për angazhim në këtë proces. Le t’u mundësojmë qytetarëve lëvizjen e lirë”, ka theksuar me këtë rast, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme