Disa hakerë kanë arritur që të vjedhin 339.5 milionë rubla (apo 6 milionë dollarë), përmes një sulmi ndaj një sistemi të pagesave ndërkombëtare SWIFT vitin e kaluar, ka njoftuar Banka Qendrore e Rusisë.
Banka ka thënë se i është dërguar informacion për një “sulm të suksesshëm në një sistem operues SWIFT”, që ka rezultuar me 339.5 milionë rubla të vjedhura.
Një zëdhënëse e SWIFT-it, sistem ky që përdoret çdo ditë për të transferuar triliona dollarë, ka refuzuar që të komentojë rreth këtij rasti.
Vitin e kaluar, SWIFT ka thënë se vjedhjet digjitale kanë qenë në rritje, me hakerët që përdorin metoda të sofisitkuara.
Në dhjetor, hakerët tentuan që të vjedhin 55 milionë rubla nga banka ruse Globex, ndërsa hajnat digjitalë arritën të vjedhin 81 milionë dollarë nga Banka e Bangladeshit në shkurt të vitit 2016.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...