Nënkryetar i parë i PDK-së, Enver Hoxhaj në një konference për media ka thënë që sot është një lajm që është pritur për shumë kohë në Kosovë, shkruan arbresh.info.
Ai këtë e ka thënë se pas publikimit të marrëveshjes së re për demarkacionin.
“PDK e përshëndet dhe i përgëzon dy presidentët për nënshkrimin e një deklarate të tillë. Është një zhvillim i ri për Kosovën. I falënderojmë te gjithë akterët e koalicionit që janë partnerë për nënshkrimin e kësaj deklarate duke filluar nga Haradinaj e të tjerët. Kjo tregon se PDK dhe akterët tjerë po marrin hap drejt zhvillimeve”, ka thënë ai.
Hoxhaj ka thënë se kjo marrëveshje ka prioritete të rëndësishme.
“Përmes kësaj deklarate rikonfirmohet puna e shtetit për te definuar çështjen e lëvizjes pa viza drejt zonës shengen, së dyti kem treguar se republika e Kosovës ka kapacitet pa mbështetjen e ndërkombëtarëve por në një raport bilateral për nënshkrimin e kësaj marrëveshje, dhe se treti Kosova ka kapacitet përmes bisedimeve diplomatike ti zgjidh çështjet. Është koha e fundit që kuvendi ta votoj marrëveshjen pas arritjes së kësaj deklarate të përbashkët që qytetarët të lëvizin pa viza drejt shëngenit”, tha ai./arbresh.info/
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...