Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti në një konferencë për medie ka ururar qytetarët e vendit për 10 vjetorin e pavarësisë, shkruan arbresh.info.
“Falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar në çfarë do forme për këtë pavarësi. Shteti i Kosovës ka kaluar nëpër shumë sfida dhe LDK ka ruajtur rol të rëndësishëm në shtetndërtim”, ka thënë Hoti.
Ai ka përmendur vizitën e kryeministrit të Malit të Zi ku ka thënë se sipas tij Kosova s’ka problem me Malin e Zi.
“Po ashtu deklarata e zv.kryeministrit Fatmir Limaj është po e njëjta që LDK e ka thënë shumë më herët për demarkacionin”, ka thënë ai.
Hoti në këtë konferencë ka përmendur edhe vizita dhe ngjarje të ndryshme.
“Gjatë kësaj jave kanë qarkulluar ide dhe qëndrime të ndryshme për ndarjen e Kosovës. Ne kërkojmë të mos eksperimentohet me ngjarje të tilla. E ardhmja e Kosovës përcaktohet vetëm nga Prishtina në Bruksel mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë ai./arbresh.info/
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...