Google ADS

Veseli: Në këtë jubile të pavarësisë qytetarëve u hapet rruga e liberalizimit

11:33 | 16 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se arritja e marrëveshjes mes presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi për ti hapur rrugë ratifikimit të marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi në Kuvend është një lajm shumë i mirë.

Vesel ka thënë se në këtë vit jubile të pavarësisë po merr fund izolimit i shtetit.

Postimi i plotë:

Lajm shumë i mirë arritja e konsensusit nacional për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi. Kjo pjekuri politike duhet të na përcjellë edhe në vendimet tjera të mëdha për vendin. Në këtë jubile të pavarësisë, izolimi i shtetit merr fund dhe qytetarëve tanë u hapet rruga e liberalizimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme