Presidenti, Hashim Thaçi, në një konferencë për media në të njëjtën kohë me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviq, kanë dalë me një Deklaratë për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Përmes kësaj deklarate dy presidentët u kanë bërë thirrje deputetëve që ta votojnë marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet dy vendeve në gushtin e vitit 2015.
Thaçi ka treguar se gjatë ditës do të takohet me liderët e partive politike për të biseduar rreth asaj se kur do ta procedojnë Demarkacionin në Kuvend.
Ai tha se lidhur me këtë deklaratë është i njoftuar edhe kryeministri, Ramush Haradinaj.“Po, kryeministri është i njoftuar me këtë deklaratë, e ka lexuar dhe e ka pranuar atë. Kjo çështje duhet të kryhet brenda ditësh”, tha Thaçi./ekonomia online
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...