Google ADS

Thaçi dhe Vujanoviq me deklaratë për marrëveshjen e demarkacionit

10:31 | 16 Shkurt 2018
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci në një konferencë te jashtëzakonshme për medie ka thënë se duke respektuar angazhimet për ndërtimin e fqinjësisë së mirë dhe rrugëtimin në rrugën euroatlantike evropiane, si dhe strategjinë e komisionit evropian për zgjerim dhe marrëveshjet tjera të nënshkruara në këtë 10 vjetor sipas tij Kosova po shënon progres.

“Kosova ka marr obligimet e nënshkruara qoftë për themelimin e asociacionit si dhe marrëveshjen e demarkacionit. Në domosdoshmërinë e lëvizjes sa më të shpejt në rrugën evropiane, me qëllim sa më të shpejt të ndërtimit të fqinjësisë me Malin e Zi dhe ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit dua të shpalos para jush se në 48 orët e fundit unë si President i Kosovës dhe Presidenti i Malit të Zi nxorrëm një deklaratë të përbashkët që të inkurajojmë Kuvendin e Kosovës të ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit”, ka thënë ai.

Sipas tij kjo deklaratë e përbashkët është nxjerr nga vullneti i mirë dhe raportet  e mira mes dy vendeve.

“Duke respektuar edhe integritetin e dy vendeve si dhe Strategjinë e komisionit për Zgjerim. Me këtë deklaratë do të respektohet obligativisht dhe të nënshkruhet marrëveshja ndërkombëtare”, ka thëne ai.

Ai po ashtu ka thënë se do të ketë edhe një grup punues për shënjimin e kufirit.

“Tani është koha që si spektre politike të veprojmë. Kjo deklaratë është bazuar nga besimi i ndërsjellë dhe vullneti i mirë të raporteve tona në mes Kosovës dhe Malit të Zi por duke respektuar integritetin territorial. Me ratifikimin e kësaj marrëveshje do të respektohet parimi themelore nga e drejta obligative nga marrëveshjet e nënshkruara”, ka thënë ai./arbresh.info/

 

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1693532497378502/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme