Google ADS

Të rinjtë po i ndërrojnë emrat e vjetër në Komunën e Prishtinës

10:18 | 16 Shkurt 2018
Arbresh.info

Shumë të rinj i drejtohen Komunës së Prishtinës për t’i ndërruar emrat që ua kanë lënë prindërit e tyre
Në Komunën e Prishtinës, përkatësisht në zyrën nr. 20 përgjatë një viti paraqiten qindra kërkesa për të ndërruar emrin.

Vetëm në dy vitet e fundit janë 238 qytetarë që kanë ndërruar emrin dhe mbiemrin. E për këtë veprim ka disa arsye sipas shefit të shërbimit civil Fehmi Kupina.

Ai tregon se për të ndërruar emrin nevojiten disa dokumente personale dhe mbushja e një formulari ku tregohet arsyeja.

Emri personal aktual është qesharak apo fyes; Është i vështirë të shqiptohet; Emër i njëjtë me një person tjetër; Nuk përputhet me gjininë; Ndryshimi i fesë; Dëshiron emër historik; Emri është i modës së vjetër.

“Për shkak se emri i takon modës së vjetër, kjo është arsyeja më e shpeshtë e qytetarëve për ndërrimin e emrit”, tregon Kupina.

Moshat e tyre janë kryesisht të rinj që nuk i pëlqejnë emrat që ua kanë vendosur prindërit e tyre.

“Mund të them se vetëm një rast e kemi që një qytetar në moshë të shtyrë dëshiron të ndërroj emrin”, deklaron Kupina.

Të rinjtë që kërkojnë t’i ndërrojnë emrat kryesisht mbajnë emra tradicional, si Hasan apo Xhevahire.

Ndërsa sipas regjistrit të zyrës për regjistrimin e fëmijëve në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, emra të tillë vazhdojnë të preferohen nga prindërit kosovarë.

Vetëm vitin e kaluar ka pasur emra si Muhamed, Muhamet apo Halime. Zakonisht këta emra vendosen me qëllim të ripërtëritjes së emrave të personave të familjes që kanë ndërruar jetë. /Gazeta Shneta/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme