Dështojnë universitetet e Thaçit

09:36 | 22 Korrik 2015
Arbresh.info

Disa nga universitetet e reja publike nuk po arrijnë ta sigurojnë numrin e kërkuar të studentëve me konkurs për vitin e ri akademik 2015/2016.

Kandidatë nga të gjitha komunat e vendit, duke përfshirë dhe ato ku janë hapur universitetet e reja publike si: Prizreni, Peja, Gjakova, Gjilani, kanë aplikuar për studim në Universitetin e Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina”, ku numri i kandidatëve ka arritur në 17.412 veta.

Ndërsa, për vitin e ri akademik 2015/2016 në UP do të pranohen vetëm 7800 studentë. Isak Shabani, drejtor i Teknologjisë së Informacionit në këtë Universitet, ka thënë për “Zërin” se aplikacione kanë ardhur nga kandidatë prej të gjitha komunave, kurse numri i aplikuesve ka arritur në 17.412 veta, që dhe i janë nënshtruar provimit pranues të hënën dhe të martën.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim  Bajrami, ka vizituar kandidatët, të cilët i janë nënshtruar provimit pranues në Fakultetin e Mjekësisë në UP, për të parë nga afër organizimin e provimit pranues në njërin nga fakultetet më të kërkuara në UP.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme