Google ADS

Tillerson: SHBA-ja “nuk u ka dhënë kurrë” armatim të rëndë kurdëve

01:11 | 16 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Sekretari amerikan  i Shtetit, Rex Tillerson ka deklaruar se SHBA-ja “nuk i ka dhënë kurrë” armë të rënda milicisë kurde.

Tillerson i ka bërë këto komente në Bejrut, para vizitës së tij në Turqi, pasi i ishte përgjigjur pyetjeve rreth armatimit të kurdëve, që njihen si Njësitë e Mbrojtjes së Popullit ose YPG, transmeton portali arbresh.info

Ankaraja e sheh YPG-në si grup terrorist, ndërsa ata janë aleatët kryesorë të SHBA-ve në luftën kundër Shtetit Islamik.

“Ne kurrë nuk u kemi dhënë armatim të rëndë kurdëve”, tha ai.

Tillerson nga Libani ka udhëtuar drejt Turqisë, ku është takuar me Presidentin Recep Tayyip Erdogan./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme