Skuadra gjermane Leipzig e ka fituar përballjen e parë ndaj Napolit në udhëtim.
Skuadra gjermane, ka bërë një hap të madh drejt kalimit në 1/16 e Ligës së Evropës, duke e mposhtur Napolin 1:3 në stadiumin ‘San Paolo’.
Të tre golat e kësaj sfide u shënuan në pjesën e dytë.
Napoli kaloi në epërsi përmes Ounas në minutën e 52’. Mysafirët arritën të përmbysin rezultatin kur shënuan përmes Werner (2) dhe Bruma.
Në ndeshjet tjera, Atletico Madrid mposhti 1:4 Kopenhagën në udhëtim, ndërsa Lyon mposhti 3:1 Villarrealin.
AEK-u po takohet me Dynamon e Kievit në kuadër të Ligës së Evropës, transmeton arbresh.info.
Dynamo ka kaluar e para në epërsi me golin e shënuar në pjesën e parë nga Tsygankov në minutën e 19-të.
Golin e barazimit për grekët e shënoi mesfushori nga Prishtina Astrit Ajdarevic i cili gjithashtu i mbron ngjyrat e Kombëtares së Shqipërisë.
Më poshtë i keni rezultatet komplete. /arbresh.info/
Avokatja e Shalës: Edhe pas dy muajsh aktgjykimi mbetet konf...
Ramadani në mesin e lojtarëve që ka vrapuar më së shumti në ...
Rusia paralajmëron “pasoja katastrofike” nëse Perëndimi dhe ...
“Me asnjë vend tjetër”, Rama: Marrëveshja për emigrantët ësh...
Plagoset një person në Mitrovicë
Trump: Zgjedhjet në SHBA, ndër më të rëndësishmet në histori...