Rusia akuzon Europën për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale

22:21 | 15 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Rusia pretendon se vendet europiane po ndërhyjnë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, duke thënë se ata kanë edhe prova.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Moskës Maria Zakharova në një konferencë për media ka theksuar se “ka prova të ndërhyrjes destruktive të disa vendeve perëndimore”, shkruan “Reuters”, transmeton portali arbresh.info

Zakharova shtoi se Rusia ka kërkuar nga vendet europiane që “të ndalohet një aktivitet i tillë”.

“Nëse nuk ndalen, ne do të marrim masa”, tha ajo.

Zyrtarët në Europë dhe në SHBA kanë akuzuar Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet e vendeve të ndryshme, duke përfshirë edhe referendumin për Brexit.

Vladimir Putin ka kandiduar edhe për një mandate në zgjedhjet presidenciale në Rusi dhe pritet që ai të fitojë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme