5 ushqimet që shqetësojnë trurin

21:57 | 15 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Truri është pjesë e brishte dhe shumë herë e dëmtojmë atë pa e kuptuar.

Një pjesë e gjërave që lëndojnë trurin tonë është ushqimi, transmeton portali arbresh.info

Për të mbajtur mirë funksionimin e trurit, duhet patjetër që të shmangen disa ushqime.

Më poshtë mund të gjeni listën e ushqimeve që shqetësojnë trurin.

Sheqeri

Kur konsumoni sasi të tepërt të sheqerit, thithja e proteinave nga truri ndërpritet, gjë që ndikon drejtpërdrejtë në zhvillimin e tyre.

Gluteni

Ajo ndohdet në miellin e pastër, oriz dhe pasta dhe është një element inflamator për trurin, i cili më pas prodhon efekte irrituese si dhimbja e kokës, ankthi dhe mund të shkaktojë edhe depresion.

Yndyrat

Të rriturit dhe të moshuarit duhet të bëjnë kujdes me yndyrat, pasi ato shkaktojnë dëmtime të rënda në tru.

Tofu

Konsumimi i tij në sasi të lartë lidhet me kujtesë të dobët, sidomos te njerëzit e moshuar.

Ushqimet me ëmbëlsues

Këto përmbajnë sasi të larta të frutkozës, që zvogëlon funksionimin e duhur të trurit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme