Sulmuesi që la të vdekur 17 persona në një shkollë të mesme në Florida, Nikolas Cruz është urdhëuar që me duar të lidhura të sillet në gjykatë, ku është akuzuar zyrtarisht për vrasje me paramendim.
19-vjeçari që la të plagosur dhjetëra nxënës në një shkollë të mesme në Parkland, Florida nuk ka folur asnjë fjalë në gjykatë, përveç se kur ka pohuar për emrin e tij, shkruan “Daily Mail”, transmeton portali arbresh.info
Kryesisht ai e ka mbajtur shikimin për tokë.
Pranë tij ka qëndruar një avokate femër e cila e ka ngushëlluar kohë pas kohe duke i dhënë një dorë në shpatulla.
Ende nuk dihet se kur do të mbahet seanca e rradhës.
Një zyrtar i qeverisë ka thënë për “Daily Mail” se Cruz është në vëzhgim pasi ka kërcënuar se do të vrasë veten.
Cruz është arrestuar disa orë pas krimit dhe menjëherë ishte dërguar në spital për të kryer një trajtim mjekësor.
Mediat amerikane kanë theksuar se ai kishte ndikim të madh nga grupet e ndryshme ekstremiste./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...