Në një ceremoni solemne u përurua ura mobile në fshatin Zëmblak të prefekturës së Korçës-Shqipëri, ndërtuar nga inxhinierët e FSK-së.
Në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm, Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka, zëvendësministri i MFSK-së, Burim Ramadani, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, shefi i Shtabit të FA të Shqipërisë, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, ambasadori i Kosovës në Tiranë, Sylë Ukshini, atasheu i FSK-së, kolonel Enver Dugolli, oficerë të lartë të Ushtrisë së Shqipërisë dhe FSK-së, udhëheqës të Korçës dhe banorë të fshatrave përreth.
Burim Ramadani përgëzoi xhenierët e FSK-së dhe të Shqipërisë, dhe tha se FSK-ja ka dëshmuar gatishmërinë qe te ofroje ndihme për Shqipërinë, rajonin, si edhe më gjerë.
Ministrja Xhaçka falënderoi Qeverinë e Kosovës dhe FSK-në, për ndihmën në sanimin e shpejtë të gjendjes pas vërshimeve në Shqipëri.
“Ky kontribut këtu sot, për hir të së vërtetës, nuk është aspak i vogël, është një urë 54 metra, mjaft e konsiderueshme si aspektin e ndërtimit ashtu edhe në konstruksionin teknik të saj, por edhe si kontribut i Qeverisë së Kosovës dhe FSK-së, për këtë zonë” deklaroi Xhaçka.
Komandanti i FSK-së Rrahman Rama, shtoi se kjo është një dëshmi e mirë, dhe njëherësh kënaqësi për neve, që t’iu dalim në ndihmë qytetarëve dhe këtij komuniteti që t’iu mundësohet lëvizje e lehtësuar.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...