Google ADS

Nokia po rikthehet, shet telefona më shumë se HTC, Sony, Google dhe rivalët tjerë

15:44 | 15 Shkurt 2018
Arbresh.info

Duket sikur modelet e reja të Nokia-s në Android nga HMD Global po bëhen të njohura, sipas një raporti të fundit Nokia ka shitur më shumë telefona se HTC, Sony, Google, OnePlus dhe më shumë kompani në tremujorin e katërt të vitit 2017.

Lajmi vjen nga analisti Neil Shah në Counterproint i cili ka zbuluar se Nokia ka shitur 4,4 milionë telefona në çerekun e katërt të vitit 2017.

Kjo do të thotë se Nokia ka shitur më shumë aparate në mënyrë individuale sesa kompanitë sikurse HTC, Sony, Google, Alcatel, Lenovo, OnePlus, Gionee, Meizu, Coolpad, Asus.

Nokia është një markë e fuqishme e cila dikur ishte udhëheqëse e tregut global të telefonave, para se në treg të vinin telefonat që sot njihet si ‘smart’. Por edhe tani prodhuesi i tyre, HMD Global po bën punë të mirë me modelet e reja të telefonave.

Me këtë sasi të shitjeve, Nokia tani radhitet në vendin e 11-të si shitës i telefonave mobil në tregun global.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme