Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel ka vizituar Beogradin dhe Prishtinën në po të njëjtën ditë.
Mediat serbe raportojnë se deklaratat që Gabriel i bëri në Prishtinë nuk ishin të njëjta me ato në Beograd.
Gjatë qëndrimit të tij me zyrtarët serb, Gabriel ka thënë se Serbia është përcaktuar si një vend kyç për stabilitetin e rajonit duke theksuar se Brukseli dhe Berlini duan një zgjidhje për çështjen e Kosovës, transmeton lajmi.net.
Në konferencën për media me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq ai ka thënë se Gjermania si BE-ja dëshiron që të ‘zgjidhet situata ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Serbisë dhe Kosovës’.
Sipas tij, zgjidhja nuk është e rëndësishme vetëm për BE-në por mbi të gjitha për qytetarët e Serbisë dhe Kosovës.
Disa orë më vonë, Gabriel vizitoi Prishtinën si një përfaqësues i vendit që njeh pavarësinë e Kosovës dhe atje ishte shumë specifik sa i përket marrëdhënieve Beograd-Prishtinë, shkruan ‘B92’.
“Nëse Serbia dëshiron t’i bashkohet BE-së, kërkesa kryesore është ta ndërtojë shtetin e së drejtës, por edhe ta pranojë pavarësinë e Kosovës”, ka deklaruar Gabriel në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ndërkaq, sipas ‘Reuters’, ai këtë e nënvizoi si ‘një kusht qendror për të hyrë në Evropë’.
Po ashtu, Gabriel tha se të njëjtën gjë e ka thënë edhe gjatë qëndrimit në Beograd, deklaratë të cilën mediat serbe raportojnë të mos e ketë dhënë, shkruan lajmi.net.
Gjermania është në mesin e vendeve të para që e ka njohur Kosovën shtet në vitin 2008./Lajmi.net/
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor