Google ADS

Turqia: Forcat kurde të YPG duhet të largohen nga Forcat Demokratike Siriane

13:44 | 15 Shkurt 2018
Arbresh.info

Ministri turk i turk i mbrojtjes, Nurettin Canikli, I është drejtuar homologut të tij Amerikan, Jim Mattis, duke thënë që forcat kurde të YPG duhet të largohen nga Forcat Demokratike Siriane, transmeton arbresh.info.

Uashingtoni është duke e mbështetur milicinë në Siri për të luftuar kundër forcave terroriste të ISIS.

Canikli ka folur në një raport për Brukselin pasi e ka takuar sekretarin Amerikan të mbrojtjes.

Ministri turk gjithashtu tha se ai e kundërshtoi karakterizimin e Mattis nga SDF si të dominuar nga arabët, duke thënë se milicia ishte plotësisht e kontrolluar nga YPG.

Fjalimi I Canikli është transmetuar live në televizionet turke./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme